Një studim i ri tregon se rritja e vdekjeve nga kanceri kolorektal te të rinjtë është më e theksuar te personat me nivel më të ulët arsimimi.
Hulumtimi i American Cancer Society, i publikuar në ”JAMA Oncology”, ka analizuar mbi 101 mijë raste dhe ka gjetur se rritja e vdekshmërisë lidhet kryesisht me faktorë socio-ekonomikë si të ardhurat, mënyra e jetesës dhe qasja në shërbime shëndetësore.
Tek personat me arsim të lartë, niveli i vdekjeve ka mbetur i qëndrueshëm, ndërsa te ata me arsim më të ulët është rritur.
Ekspertët theksojnë rëndësinë e kontrolleve të hershme dhe ndërgjegjësimit për simptomat e sëmundjes.




