Ushtruesja e detyrës së presidentes dhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në rivarrimin e eshtrave të Sinan Dautit në Prekazin e Epërm, i cili ishte i zhdukur për 27 vite.
Haxhiu tha se Sinani, i cili ishte vetëm nëntë vjeç, u vra gjatë luftës në Kosovë dhe trupi i tij u zhduk për dekada, duke e bërë dhimbjen e familjes edhe më të rëndë.
Ajo theksoi se në vitin 1999, gjatë sulmeve të forcave serbe në Prekaz, ai u plagos rëndë dhe më pas ndërroi jetë në spital, ndërsa mbetjet e tij mortore u identifikuan pas shumë vitesh në Mitrovicë.
Sipas Haxhiut, rivarrimi i tij shënon fundin e një pritjeje të gjatë për familjen dhe një moment të rëndësishëm kujtimi për viktimat e luftës në Kosovë.
Ajo përmendi se Sinani është një nga shumë fëmijët e vrarë gjatë luftës dhe se kujtimi për ta mbetet obligim shoqëror dhe institucional.//EO//




