Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka reaguar pas zhvillimeve politike lidhur me takimin për çështjen e presidentit.
Ai ka thënë se sipas tij, kryeministri Albin Kurti po e vendos si kusht që presidenti të zgjidhet nga Lëvizja Vetëvendosje, përndryshe vendi shkon në zgjedhje të reja.
“Dmth kushtet e Kurtit: ose presidenti zgjidhet nga VV-ja, ose vendi shkon në zgjedhje”, ka deklaruar Sadiku.




