Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se ai po synon të ketë kontroll mbi të gjitha institucionet kryesore të shtetit.
Sipas Zogajt, Kurti po kërkon pozita të rëndësishme shtetërore, përfshirë presidentin, Kuvendin, Qeverinë dhe institucione të tjera, dhe kjo sipas tij po e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja.




