Në Prishtinë janë arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale “vjedhje”.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur gjatë ditës së sotme dhe pas veprimeve hetimore nga njësitet e Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit, është arritur identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarve për vjedhjen e një sasie nafte.
Të arrestuarit janë intervistuar nga Sektori i Hetimeve në Prishtinë dhe, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë dërguar në ndalim për 48 orë.




