Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka treguar se goli ndaj Real Madridit me Mallorcan ishte një nga momentet më emocionale të karrierës së tij, duke zbuluar se shpërtheu në lot pas realizimit.
Ai theksoi se emocionet ishin të grumbulluara pas një periudhe të vështirë, përfshirë humbjen e Kosovës ndaj Turqisë në finalen e “playoff”-it për Botëror. Muriqi shtoi se ëndrra e tij më e madhe mbetet kualifikimi me Kosovën në Kampionatin Botëror, ndërsa pranoi se kjo humbje e kishte prekur thellë edhe në aspektin personal.




