Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka pranuar një letër nga presidenti amerikan Donald Trump, lidhur me përfundimin e mandatit të saj.
Përmes një postimi në Facebook, ajo e falënderoi Trump për vlerësimin dhe theksoi rëndësinë e ruajtjes së marrëdhënieve të forta mes Kosovës dhe SHBA-së, duke shprehur gatishmëri për bashkëpunim edhe në të ardhmen.




