Në selinë e KFOR-it në Camp Film City në Prishtinë është mbajtur një ceremoni për nderimin e stafit civil për kontributin e tyre ndër vite në mbështetje të misionit.
Shefi i Shtabit, Admirali Maximilian Clark, vlerësoi angazhimin e tyre në sigurimin e stabilitetit dhe theksoi se KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin për një mjedis të sigurt, në koordinim me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.




