Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka kundërshtuar pretendimet e opozitës lidhur me shifrat e importit të energjisë elektrike dhe investimet në sektorin energjetik.
Ajo tha se disa nga të dhënat e prezantuara nga deputetët opozitarë janë të pasakta, duke theksuar se importi i energjisë nuk ka qenë 259 milionë euro, por 167 milionë euro, sipas saj.
Rizvanolli deklaroi se gjatë mandatit aktual janë realizuar investime më të ulëta se sa është pretenduar nga opozita, por megjithatë të rëndësishme për modernizimin e sistemit energjetik.
Ajo tha se në Korporatën Energjetike të Kosovës po realizohen projekte për rehabilitimin e termocentraleve “Kosova A” dhe “Kosova B”, përfshirë vendosjen e filtrave dhe rritjen e efikasitetit të prodhimit.
Sipas saj, këtë vit do të vazhdojnë investimet në bllokun B1 të termocentralit “Kosova B”, ndërsa vitin e ardhshëm pritet të vazhdojë instalimi i filtrave për uljen e ndotjes.
Ministrja shtoi se këto investime janë pjesë e strategjisë energjetike dhe synojnë rritjen e sigurisë së furnizimit, si dhe mundësinë që Kosova në të ardhmen të bëhet eksportuese e energjisë elektrike./EO/




