Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka zhvilluar një takim zyrtar në Turqi me kryetarin e Diyanet-it të Turqisë, Safi Arpagush.
Në takim u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Diyanet-it, si dhe për zhvillimin e mëtejshëm të projekteve të përbashkëta në fushën fetare, arsimore dhe kulturore.
Naim Tërnava ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të institucionit turk, ndërsa palët janë pajtuar për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen.
Gjatë diskutimeve është trajtuar edhe projekti i Xhamisë Qendrore në Prishtinë, me theks në vazhdimin dhe përshpejtimin e punimeve të saj.




