Baleti Kombëtar i Kosovës po përgatit premierën e re “Bletë”, me koreografi nga Clebio Oliveira dhe asistencë nga Lela Di Costanzo.
Trupa ndodhet në javën e tretë të provave intensive, ndërsa shfaqja po finalizohet me synimin për të sjellë një performancë të pasur artistike dhe emocionale për publikun.
Premiera është planifikuar të mbahet më 29 prill 2026, duke shënuar hapjen e një sezoni të ri artistik për Baletin Kombëtar të Kosovës.




