Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, në Kuvend ka thënë se gjendja në sektorin energjetik rrezikon sigurinë dhe zhvillimin e Kosovës.
Ai ka kritikuar qeverinë për anulimin e projekteve strategjike si “Kosova e Re” dhe gazsjellësi, si dhe për rritjen e çmimit të energjisë dhe mungesën e transparencës në investime.
Tahiri ka kërkuar përgjegjësi institucionale dhe rikthim të projekteve që, sipas tij, garantojnë siguri energjetike për vendin.




