Kryetari i PDK-së në Malishevë, Mevludin Mazreku, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së deputetit Fatos Geci, i cili kishte përmendur burgim të përjetshëm për ish-presidentin Hashim Thaçi.
Mazreku ka thënë se një gjuhë e tillë është e papranueshme dhe shqetësuese, duke e cilësuar si shenjë të urrejtjes politike dhe diskursit përçarës në jetën publike.
Ai ka shtuar se deklarata të tilla nuk po marrin distancim institucional, gjë që sipas tij ndikon në degradimin e debatit politik në vend.




