Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka zhvilluar një takim në Bruksel me Drejtorin e Përgjithshëm të Komisionit Evropian për Negociatat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Gert Jan Koopman.
Në takim është diskutuar për reformat në sistemin e drejtësisë dhe procesin e integrimit evropian të Kosovës, përfshirë funksionalizimin e Byrosë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, procesin e vetingut dhe projektligjet në konsultim publik.
Donika Gërvalla ka theksuar se reformat synojnë forcimin e sundimit të ligjit, rritjen e qasjes së qytetarëve në drejtësi dhe përmirësimin e llogaridhënies institucionale, duke e cilësuar mbështetjen e BE-së si kyçe për procesin e integrimit të Kosovës.




