Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar ndaj zhvillimeve politike në vend, duke kritikuar qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me postin e kryeparlamentarit.
Ai ka rikujtuar situatën e vitit të kaluar, kur sipas tij, VV e konsideronte të domosdoshme zgjedhjen e Albulena Haxhiu në këtë post, ndërsa tani po shfaq qasje të ndryshme në raport me opozitën.
Mushkolaj ka thënë se ndryshimi i qëndrimeve përbën, siç u shpreh ai, kontradiktë politike dhe mungesë konsistence në deklarimet e mëhershme të partisë në pushtet.




