Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar se është në komunikim me ish-presidenten Vjosa Osmani dhe ka theksuar hapjen e partisë për bashkim më të gjerë politik në të djathtën.
Në një intervistë, Abdixhiku tha se në momente të caktuara politike duhet të tejkalohen ndasitë dhe përçarjet, duke bërë thirrje për unitet brenda spektrit që ai e cilëson si “rugovist”.
Ai shtoi se bashkimi i forcave të djathta është i pashmangshëm dhe duhet të fokusohet në interesa më të mëdha politike.




