Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të drejtoreshës së Arsimit në Shtime, Yllka Fejzullahu, e cila ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të rëndë.
Ai u shprehu ngushëllime familjes, kolegëve dhe qytetarëve të Shtimes, duke e vlerësuar të ndjerën si një aktiviste të përkushtuar dhe të palodhshme.
Sipas Kurtit, Fejzullahu ka dhënë kontribut të vazhdueshëm në politikë dhe institucione, ndërsa vdekja e saj përbën humbje të madhe për vendin.




