Kreu i Nismës Socialdemokratë, Fatmir Limaj, ka thënë se emri I Kryetarit të Kuvendit duhet të jetë I qartë para se të shkohet në votim dhe jo të vijë si befasi.
Limaj theksoi se ndërtimi i institucioneve kërkon konsensus dhe marrëveshje politike, siç ka ndodhur edhe në të kaluarën kur s’ka pasur vota të mjaftueshme.
“Nuk duhet të befasohet emri Kryetari i Kuvendit duhet të dihet paraprakisht ti ketë 61 vota të shkohet të votohet, te këtë vendimmarrje politike. Nuk është rruga që të ndërtohet befasi. Ne besojmë që kjo është rruga, kontributi me i madh dhe siguria për të ndërtuara institucione është sikur që ka ndodhte gjithë herë kur ju nuk i keni vota e mjaftueshme bëni përpjekje për marrëveshje politike e cila garanton dhe sigurinë shumicën parlamentare nga e cila del edhe kryetari i ku ednit edhe qeveri e Kosovës”, deklaroi Limaj.




