Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka bërë të ditur se kjo parti nuk do të marrë pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit nëse propozohen dy kandidatë nga vetëm një subjekt politik.
Ai ka thënë se procesi nuk ka pasur konsultime serioze dhe nuk ka synuar një figurë konsensuale.
Sipas tij, mungesa e dialogut politik po e dëmton procesin dhe po e çon vendin drejt situatave të paqarta politike.




