Ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch, ka komentuar zhvillimet politike në vend lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit të ri.
Ai ka thënë se do të ishte problematike për vendin nëse nuk arrihet një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit dhe se situata aktuale nuk duhet të çojë drejt zgjedhjeve të reja.
Sipas tij, zgjedhjet nuk do ta ndryshonin gjendjen politike, pasi rezultati do të ishte i ngjashëm me situatën aktuale.
Bosch ka bërë thirrje që për të mirën e vendit të arrihet kompromis mes partive politike./EO/




