Anëtari i LDK-së, Alban Zogaj, ka kritikuar qasjen e shumicës qeverisëse, duke thënë se mungon vullneti për zgjidhjen e problemeve dhe avancimin e proceseve shtetërore.
Ai tha se një shumicë parlamentare duhet të shfrytëzohet për punë konkrete dhe jo për bllokada.
“Kur i ke 51% dhe ke themeluar qeverinë dhe institucionet, racionalja do të ishte të shkosh drejt zgjidhjes së problemit”, u shpreh Zogaj.
Sipas tij, aktualisht po krijohen kriza të reja që po vonojnë zhvillimet e rëndësishme në vend.




