Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka komentuar se pse nuk është votuar Hekuran Murati për kryetar të Kuvendit.
Sipas saj, nuk votohet për kryetar Kuvendi një njeri që fyen gjakun dhe sakrificën mbi të cilat është ndërtuar Kosova, duke bashkëngjitur në shkrimin e saj një status të Muratit nga viti 2016.
“Nuk votohet për Kryetar Kuvendi një njeri që fyen gjakun dhe sakrificën mbi të cilat është ndërtuar ky shtet. Është përçmim i historisë, i familjeve të dëshmorëve, i invalidëve, i veteranëve, dhe i çdo shqiptari që e di çfarë çmimi kemi paguar për lirinë që sot ai e shfrytëzon për t’i fyer ata që e fituan. Nuk mund të udhëheqësh një Kuvend të Republikës së Kosovës, kur nuk e respekton themelin e saj: luftën për çlirim. Ky nuk është vetëm qëndrim politik, është qëndrim moral dhe kombëtar”. – shkruan Musliu.






