Ministra, zëvendësministra dhe deputetë kanë bërë homazhe dhe kanë nënshkruar Librin e Zisë në nderim të jetës dhe veprës së akademikut Rexhep Qosja.
Homazhet po mbahen deri në orën 16:00, ndërsa në Kosovë është shpallur ditë zie në nder të tij.
Akademiku, shkrimtari dhe kritiku letrar Rexhep Qosja ka ndërruar jetë të enjten në moshën 90-vjeçare, ka njoftuar familja e tij.




