Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK) ka mbajtur mbledhje komemorative për akademikun Rexhep Qosja, pas ndarjes së tij nga jeta.
Në këtë mbledhje, drejtues institucionalë dhe përfaqësues akademikë vlerësuan lartë jetën dhe veprën e Qosjes, duke e cilësuar si një nga figurat më të rëndësishme të mendimit kritik dhe kulturës shqiptare.
Kryetarja e ASHAK-ut, Justina Shiroka Pula, tha se Qosja ishte një zë i fuqishëm i së vërtetës dhe një figurë me ndikim të madh në jetën intelektuale shqiptare, duke lënë një trashëgimi të çmuar shkencore e letrare.
Kryeministri Albin Kurti vlerësoi kontributin e tij në kritikën letrare dhe në çështjen kombëtare, duke e cilësuar si intelektual të angazhuar dhe zë të rëndësishëm në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve.
Po ashtu, përfaqësues nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë e vlerësuan Qosjen si erudit dhe figurë të shquar të kulturës mbarëkombëtare, me ndikim të madh në shkencë, letërsi dhe mendimin publik shqiptar./EO/






