Në seancën e Kuvendit të Kosovës është zhvilluar debat mes deputetit të PDK-së, Eman Rrahmani, dhe kryeministrit Albin Kurti lidhur me ndarjen e mjeteve buxhetore për një projekt të caktuar.
Rrahmani kërkoi sqarime për ndarjen e 146,965 eurove për një projekt të lidhur me “Brashko Prizrenca”, duke pyetur arsyet dhe mënyrën e financimit përmes Zyrës së Kryeministrit.
Kryeministri Kurti tha se mjetet janë pjesë e një marrëveshjeje me Ambasadën e Norvegjisë për zbatimin e një projekti donacioni, që parasheh ndërtimin e një ferme për mbarështimin e deleve për nevojat e Manastirit të Graçanicës.
Sipas tij, projekti është realizuar nga Zyra për Komunitete dhe pagesa është bërë më 14 shkurt 2023, në përputhje me planin e donatorit./EO/





