Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka nënshkruar një Udhëzim Administrativ që hap rrugën për digjitalizimin e arkave fiskale në të gjithë vendin.
Sipas tij, sistemi i ri do të zëvendësojë arkat tradicionale me zgjidhje digjitale më të thjeshta dhe me kosto më të ulët për bizneset.
Murati theksoi se kjo reformë synon të lehtësojë raportimin financiar dhe të ulë shpenzimet operative të ndërmarrjeve, duke u bërë më miqësore për sektorin privat.




