Profesori i Studimeve Evropiane në Universitetin Johns Hopkins, David Kanin, ka deklaruar se vetëm presioni financiar mund ta detyrojë Serbinë të ndërmarrë hapa lidhur me sulmin në Banjskë.
Sipas tij, Beogradi nuk do ta ekstradojë Millan Radoiçiqin dhe as nuk do të marrë përgjegjësi pa kushtëzim të qartë nga Bashkimi Evropian, veçanërisht në lidhje me fondet dhe procesin e anëtarësimit.
Kanin thekson se masa të tilla do të krijonin kosto për Serbinë nëse ajo nuk vepron.
Këto deklarata vijnë pas dënimeve të shqiptuara nga Gjykata Themelore në Prishtinë ndaj të akuzuarve për sulmin në Banjskë, ku u dha edhe burgim i përjetshëm për dy prej tyre.




