Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Irani “po bën një ofertë” dhe se Uashingtoni do ta shqyrtojë atë, ndonëse ende nuk ka detaje të qarta.
Në një prononcim për Reuters, Trump tha se negociatat po zhvillohen me përfaqësues aktualë të pushtetit në Iran, pa dhënë më shumë hollësi.
Ai shtoi se Teherani ka shprehur gatishmëri për bisedime dhe për arritjen e një marrëveshjeje të mundshme që mund të adresojë kërkesat e SHBA-së.




