Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se zgjedhjet duhet të shmangen dhe se partia e saj është e gatshme të shqyrtojë propozime për president nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.
Ajo tha se LVV kërkon tre kandidatë përbashkues dhe është e gatshme të tërheqë propozimet e veta nëse opozita sjell emra të pranueshëm deri të dielën në mbrëmje.
Sipas saj, një proces i tillë synon shmangien e zgjedhjeve të reja, të cilat do të kishin kosto të lartë financiare dhe politike për vendin.




