Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se nga sot, e premte (22 gusht 2025), kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen Kosovë–Suedi.
Kosova do të nis kualifikimet për Kupën e Botës 2026 në shtator, me ndeshjen e parë në udhëtim ndaj Zvicrës më 5 shtator ndërsa tri ditë më vonë, më 8 shtator Kosova do të përballet me Suedinë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
FFK ka bërë të ditur se biletat për këtë ndeshje tashmë mund të blihen online, ndërsa çmimet janë si vijon: Veri dhe Jug – 10 euro, Lindje – 20 euro, Perëndim – 30 euro, dhe VIP – 100 euro.
FFK ka njoftuar se biletat blihen përmes platformës online në linkun: https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do




