Ehat Miftaraj nga Instituti I Kosovës për Drejtësi (IKD) ka reaguar ndaj vendimit të KQZ-së, për të moscertifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e ardhshme.
Sipas tij, ky vendim nuk ka bazë ligjore dhe se në vend që t’i shërbejë demokracisë në Kosovë, do të përdoret si argument nga Beogradi.
“Ky vendim do t’i shërbejë vetëm Beogradit. Për fat të keq, KQZ-ja ka rënë në këtë kurth,” u shpreh Miftaraj për T7.
Tutje Miftaraj paralajmëroi se përjashtimi i Listës Serbe nga zgjedhjet e 12 tetorit rrezikon të krijojë një boshllëk përfaqësimi.




