Në Shqipëri është vendosur një rritje e re e çmimeve të karburanteve nga Bordi i Transparencës, me tarifa të reja që kanë hyrë në fuqi këtë të shtunë.
Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë të naftës është përcaktuar deri në 206 lekë për litër, ndërsa me shumicë deri në 194 lekë për litër.
Edhe benzina ka pësuar rritje, duke u vendosur në një maksimum prej 181 lekësh për litër në shitje me pakicë dhe deri në 169 lekë për litër në shitje me shumicë.
Vendimi pritet të ndikojë në kostot e transportit dhe në çmimet e produkteve të tjera që varen nga karburantet.




