Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka bërë thirrje që pesë shtetet e BE-së që ende nuk e njohin Kosovën, të ndryshojnë qëndrimin e tyre.
Ai u shpreh optimist pas deklaratave të Komisioneres për Zgjerim, Marta Kos, duke thënë se mund të ketë zhvillime pozitive në këtë drejtim.
Sipas tij, njohja e Kosovës nuk lidhet me çështjet e brendshme të këtyre vendeve dhe është momenti i duhur për të lëvizur përpara, sidomos pas aplikimit të Kosovës për statusin e vendit kandidat në BE.
Reuten theksoi se procesi mund të avancojë pa shkelur rregullat e BE-së, edhe nëse disa shtete kërkojnë më shumë kohë për njohje.




