Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, i ka bërë thirrje LDK-së dhe PDK-së që të propozojnë tre emra për president mbipartiak.
Ai tha se nëse opozita sjell kandidatë, Vetëvendosje është e gatshme të tërheqë propozimet e saj, duke shtuar se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje të reja.
PDK e ka refuzuar propozimin, ndërsa LDK ka kërkuar garanci për vota në rast të një kandidature të përbashkët.




