Forca e Sigurisë së Kosovës ka dërguar një ekip në Gaza për rikonicionimin e zonës ku pritet të dislokohet kontingjenti i saj në kuadër të një misioni paqeruajtës ndërkombëtar.
Me urdhër të komandantit Bashkim Jashari, ekipi do të bëjë vlerësimin e terrenit dhe koordinimin e aktiviteteve me autoritetet lokale dhe strukturat ndërkombëtare.
FSK theksoi përkushtimin për të kontribuar në paqe dhe stabilitet global në bashkëpunim me aleatët ndërkombëtarë.




