Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh mbi gjendjen e sigurisë dhe trafikut në vend, duke theksuar se nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 15 aksidente trafiku me persona të lënduar dhe 30 të tjera vetëm me dëme materiale. Në kuadër të kontrolleve rrugore, policia ka shqiptuar gjithsej 1,952 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme.
Sa i përket sigurisë publike, janë arrestuar 15 persona, ndërsa 10 prej tyre janë dërguar në mbajtje. Sipas raportit, nuk është evidentuar asnjë rast i ndalimit policor gjatë kësaj periudhe.




