Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Rozeta Hajdari, ka thënë se pakoja prej 200 milionë eurosh e paralajmëruar nga kryeministri Albin Kurti synon mbështetjen e qytetarëve përballë inflacionit.
Ajo theksoi se qeveria po fokusohet në masa për konsumatorët, bizneset dhe skemat sociale, duke shtuar se reformat kanë rritur besimin për të bërë biznes në Kosovë.
Opozita ndërkohë e ka kritikuar pakon si të motivuar politikisht.




