Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke vlerësuar rolin e Drenocit dhe luftëtarëve të saj në luftën çlirimtare.
Ai tha se në përvjetor ka marrë pjesë në Drenoc së bashku me familjet e dëshmorëve dhe bashkëluftëtarët, duke e cilësuar zonën si shtyllë të rëndësishme të rezistencës.
Haradinaj theksoi se rezistenca në këtë zonë ndikoi në zgjerimin e luftës në mbarë vendin dhe në zhvillimet e mëvonshme të vitit 1998, kur UÇK u shtri në gjithë territorin.
Ai shtoi se liria u arrit përmes sakrificës dhe ndërhyrjes së NATO, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke bërë thirrje që Kosova të vazhdojë rrugën drejt integrimeve euroatlantike.




