Policia ka nisur hetimet për vdekjen e një 39-vjeçareje nga Kosova në spitalin e Traumës në Tiranë. Shërbimet e Stacionit të Policisë Shëngjin referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datën 21 gusht 2025, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Lezhë është dërguar në gjendje të rëndë shtetasja A.I shtetase kosovare.
Pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore, ajo është dërguar për trajtim më të specializuar në Spitalin e Traumës, në Tiranë, ku edhe ka ndërruar jetë.
Dyshimet e para sipas policisë janë se ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak. Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumetimin e plotë të rastit dhe për të përcaktuar saktë shkakun e vdekjes.




