Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë seancës së jashtëzakonshme ku po diskutohet për zgjedhjen e presidentit, u ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që të bashkëpunojnë dhe të propozojnë kandidatë për këtë post.
Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të mbështesë një zgjidhje që përfshin edhe opozitën, në mënyrë që, sipas tij, një subjekt politik të mos mbajë tri pozitat kryesore të shtetit.
Kurti i ftoi deputetët opozitarë që të kontribuojnë në proces, duke theksuar nevojën për bashkëpunim politik në arritjen e një marrëveshjeje për presidentin.




