Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar lidhur me zhvillimet për zgjedhjen e presidentit, duke ironizuar procesin si “karate”.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po cenon rendin kushtetues dhe më pas vë në pikëpyetje ligjshmërinë e veprimeve.
“Prej orës 10:00 vazhdon ‘karateja’ për zgjedhje të presidentit. Fillimisht e godasin rendin kushtetues, pastaj pyesin a ishte e ligjshme?!”, ka shkruar ajo.




