Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka deklaruar se seanca e dështuar për zgjedhjen e presidentit nuk llogaritet si rund i parë dhe procesi duhet të nisë nga fillimi.
Sipas tij, në mungesë të 2/3 të votave, nuk mund të vazhdohet me rundin e dytë. Hasani paralajmëroi gjithashtu se dërgimi i çështjes në Kushtetuese nga opozita do të ishte “gabim i madh”.
Ndërkohë, Kuvendi mblidhet sot nga ora 10:00 për të vazhduar procesin, ku janë propozuar Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha për presidente.




