Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka reaguar ndaj seancës së mbrëmshme për zgjedhjen e presidentit, duke e cilësuar përdorimin e termit “karate” si ofendim për sportin.
Në një postim në Facebook, ajo tha se karateja ka rregulla dhe disiplinë, ndërsa situata në Kuvend, sipas saj, nuk përfaqësonte ato vlera.
Ymeri kritikoi edhe zhvillimet politike, duke thënë se nuk duhet të lejohet vendosja e një “sistemi paralel partiak”, siç u shpreh ajo.




