Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka reaguar pas seancës së Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e presidentit, duke e cilësuar procesin si shkelje të Kushtetutës.
Sipas GLPS-së, seanca është zhvilluar pa u respektuar kërkesa për praninë e dy të tretave të deputetëve, ashtu siç e përcaktojnë aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese.
GLPS ka vlerësuar se çdo veprim përtej kësaj është shkelje e drejtpërdrejtë e rendit kushtetues, duke shtuar se vazhdimi i procesit në të njëjtën formë do të përbënte cenim serioz të Kushtetutës.




