Seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës ishte paraparë të nisë në orën 10:00, por edhe pas më shumë se gjysmë ore nuk është parë asnjë deputet në sallën e Kuvendit.
Ndërkohë, afati për zgjedhjen e Presidentit përfundon sonte në mesnatë, duke shtuar presionin për përmbylljen e procesit brenda afatit kushtetues./EO/




