Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një vizitë në disa teqe në Gjakovë, ku ka theksuar rolin e besimit në forcimin e bashkimit dhe vlerave shoqërore.
Gjatë qëndrimit në Teqen e Shejh Eminit, ajo u takua me Sheh Ruzhdinë, familjen e tij dhe përfaqësues të Bashkësisë së Tarikateve, duke vlerësuar kontributin e tyre shpirtëror dhe kombëtar.
Osmani vizitoi edhe Teqen e Shejh Danjollit, ku u prit nga Shejh Masari dhe familja e tij, në një atmosferë mikpritjeje dhe respekti.
Ajo theksoi se besimi shërben si faktor bashkimi dhe kontribuon në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të përkushtuar ndaj vlerave njerëzore dhe kombëtare.




