Vendimi përfundimtar në rastin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve në Dhomat e Specializuara në Hagë ende nuk ka një datë të caktuar.
Sipas zëdhënëses së gjykatës, Angela Griep, publiku do të njoftohet sapo trupi gjykues të vendosë për datën e shpalljes së aktgjykimit.
Më 18 maj bëhen 90 ditë nga përfundimi i fjalëve përmbyllëse, afat brenda të cilit zakonisht pritet vendimi, megjithatë rregullorja lejon edhe shtyrje deri në 60 ditë shtesë nëse rrethanat e kërkojnë.
Në këtë proces gjyqësor janë të përfshirë edhe Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët ndodhen në paraburgim që nga viti 2020.
Mbrojtja ka kërkuar lirimin e tyre nga të gjitha akuzat, ndërsa Prokuroria ka kërkuar dënime të gjata me burg për të akuzuarit.




