Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, ka zhvilluar një vizitë në Bruksel, ku është pritur nga zëvendëssekretarja e NATO-s, Radmila Shekerinska.
Gjatë takimit, Shekerinska ka theksuar se NATO mbetet e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, duke vlerësuar rolin e misionit të KFOR-it në Kosovë.
Ajo ka nënvizuar se KFOR-i vazhdon të luajë rol kyç në kuadër të mandatit të tij nga OKB-ja dhe se Aleanca do të vazhdojë angazhimin e saj për sigurinë në rajon.




