Kryetarja e Kuvendit dhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, pritet të nisë nesër konsultimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme.
Sipas informacioneve, ajo ka dërguar ftesa për takime me subjektet politike, përfshirë Partinë Demokratike të Kosovës, e cila është ftuar për takim në ora 15:00.
Nuk dihet ende nëse konsultimet do të zhvillohen në takime të përbashkëta apo të ndara me partitë politike.
Zgjedhjet e parakohshme vijnë pas dështimit për zgjedhjen e presidentit të ri dhe do të jenë procesi i tretë zgjedhor brenda pak më shumë se një viti.




