Eksperti i sigurisë Shemsi Prençi ka vlerësuar se përgjegjësia kryesore për shkuarjen e vendit në zgjedhje të jashtëzakonshme i takon opozitës dhe jo kryeministrit Albin Kurti.
Ai tha se edhe pas zgjedhjeve të reja, Kurti nuk do t’i ketë votat e mjaftueshme për zgjedhjen e presidentit, por sipas tij, opozita do të detyrohet të reflektojë dhe të mbështesë një kandidat të ri.
Prençi kritikoi qasjen e partive opozitare, duke theksuar se ato duhej të dilnin me një kandidat të përbashkët për president.
Në këtë kontekst, ai përmendi Ramush Haradinaj si një figurë të përshtatshme për këtë post, duke vlerësuar kontributin e tij në luftë dhe në qeverisje, si dhe potencialin për të qenë figurë unifikuese në vend.




